Rrëzohen dy shtylla elektrike, fshati Zllakuqan i Komunës së Klinës mbetet pa energji elektrike

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...
Që nga ora 10:00 e mëngjesit të sotëm fshati Zllakuqan i Komunës së Klinës ka mbetur pa energji elektrike, kjo pasi që dy shtylla elektrike janë rrëzuar, të cilat ishin të dëmtuara dhe të vjetra.

Jo vetëm që kanë mbetur në terr, por banorët e këtij fshati po ndjehen të rrezikuar, pasi që telat e rrymës elektrike janë shumë pranë shtëpive.

 

Lukë Gjokaj, banor i këtij fshati ka thënë për Indeksonline se janë tejet të shqetësuar, ndërsa ai shtoi se iu kanë drejtuar menjëherë KEDS-it, të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes, por që nuk kanë ndërmarrë asgjë deri më tani.

“Që nga ora 10:00 e mëngjesit nuk kemi energji elektrike. Pasi që janë thyer dy shtylla, për të cilat kemi bërë kërkesë edhe më herët për ndërrimin e tyre, pasi që ndjeheshim të rrezikuar për shkak të vjetërsisë së tyre, kemi telefonuar KEDS-in, kanë ardhë në mesditë, mirëpo kanë thënë që nuk kanë kamion për të intervenuar në ndërrimin e shtyllave”, është shprehur Gjokaj.

Përveç këtyre dy shtyllave që tashmë janë thyer, janë edhe dy shtylla të tjera po në këtë fshat që janë në gjendje të tillë, për të cilat Gjokaj shtoi që ka tri vite që kanë bërë kërkesë për ndërrimin e tyre./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...