Kushtetuesja “bllokon” bisedimet me Holandën për Specialen

PUBLIKUAR

Çfarëdo vendimi që mund të nxjerr Gjykata Kushtetuese për atë se çfarë ka ndodhur në seancën e 3 gushtit, kur janë votuar amendamentet kushtetuese për Gjykatën Speciale, deputetët e opozitës mund të ndihen rehat së paku për një gjë.

Burime të RTV Dukagjinit kanë treguar se si institucionet e Kosovës, gjegjësisht Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme, nuk do të marrin asnjë hap për të negociuar me Holandën për Specialen, derisa Gjykata Kushtetuese të dalë me aktvendim përfundimtar në kërkesën e deputetëve të partive opozitare, të cilët tashmë kanë deponuar materialin me të cilin pretendojnë se ka pasur shkelje kushtetuese gjatë seancës së 3 gushtit.

Këto burime kanë rrëfyer se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, do të jenë ekipet teknike të ministrisë së Drejtësisë dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme që do të negociojnë marrëveshjen ndërkombëtare se ku përfundimisht do të jetë selia qendrore e Gjykatës speciale.

Askush nga zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së drejtësisë dhe asaj të MPJ nuk kanë dashur të flasin me arsyetimin se kjo çështje është teknike e jo politike.

Ish ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, disa herë ka përmendur se shteti i tij është i gatshëm që selia qendrore e speciales të jetë në Hagë, por që para se kjo të ndodh duhet që parlamenti holandez me shumicë votash të miratojë një kërkesë të tillë e më pas që marrëveshja e arritur mes institucioneve të Kosovës dhe Holandës të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.

RTV Dukagjini ka raportuar se ka hezitime edhe vet brenda institucioneve të shtetit holandez nëse duhet aprovuar një kërkesë të tillë që selia qendrore e Gjykatës speciale të jetë në Hagë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...