Elvana: Jam model për vajzat e reja, inspirim për kolegët

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur, Elvana Gjata ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë me albumin e ri të titulluar “Si Elvana”.

Ylli shqiptar për Panorama Plus është shprehur e kënaqur që vajzat e ndjekin si model për çdo imtësi, siç është pika e kuqe në mes të ballit të videoja “Love me”, marrë nga kultura indiane, të cilën ajo e vlerëson.

Ajo gjithashtu ka treguar që xhirimin e videos “Love me” e bëri në Prizren për të promovuar edhe këtë pjesë të trojeve me shqiptare. Sipas saj, ka qenë ajo e para që ka xhiruar klipe në bregdetin shqiptar dhe tashmë kur kolegët e saj po bëjnë të njëjtën gjë, ajo e ka lënë dhe po vazhdon me vende të tjera.

Ndryshe Elvana me këtë projekt veç milionave në kanalin “Youtube”, ka arritur dëgjueshmëri edhe jashtë kufijve shqiptar, duke u renditur në vendet e para në toplistën e këngëve më të dëgjuara në Monako. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...