Thaçi: Jemi shtet i ri, por me sportistë fantastikë

PUBLIKUAR

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, po i gëzohet përmes Facebook sukseseve të sportistëve kosovarë në gara ndërkombëtare.

Ai i është gëzuar edhe triumfit të notares Rita Zeqiri në garat kualifikuese të 50 metrave në botërorin e notit në Kazan të Rusisë.

“Jemi shteti më i ri në Evropë, por me sportistë fantastikë. Edhe notarja e re Rita Zeqiri bëri sensacion dhe fitoi garën e 50 metrave në botërorin e notit në Kazan të Rusisë, duke thyer njëherësh edhe rekordin e Kosovës të vendosur nga vetë ajo. Një triumf i jashtëzakonshëm i Ritës”, ka shkruar Thaçi.

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...