Opozita, skeptike për “rrëzimin” e Speciales

PUBLIKUAR

Tri subjektet politike, që përbejnë bllokun opozitar, “Vetëvendosja”, AAK-ja dhe “Nisma” janë duke u përgatitur që ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese vendimin e Kuvendit për themelimin e Gjykatës Speciale.

Pavarësisht se kanë pak shpresa se Kushtetuesja mund të veprojë drejt, ato kanë vendosur që t’i shterin të gjitha mundësitë ligjore për ta pamundësuar themelimin e Speciales.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë për “Zërin” se nuk pret që Gjykata Kushtetuese do ta hedhë poshtë vendimin e Kuvendit, megjithatë, sipas tij, opozita po e kryen obligimin e saj që t’i shterë të gjitha mundësitë ligjore për ta hedhur poshtë themelimin e Gjykatës Speciale, që ai e quan të padrejtë.

“Kur kemi parasysh funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, duke qenë e instrumentalizuar nga partitë në pushtet, pak gjasa ka që të marrë ndonjë vendim të drejtë në mënyrë që ta rrëzojë votimin e padrejtë në Parlamentin e Kosovës. /Zëri/

 

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...