Kalon projektligji për organizimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të pavarura

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Kuvendi ka kaluar Projektligjin për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të pavarura.

Kuvendi i Kosovës në seancën e mbajtur sot ka shqyrtuar dhe ka miratuar me 64 vota Projektligjin për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura me 65 amendamente.

Nait Hasani si kryesues i Komisionit për Administratë Publike, ka kërkuar që ky projektligj të votohet pasi sipas tij mosmiratimi i tij do të shkaktonte probleme me dy projektligjet që janë të parapara edhe sot në pikat e rendit.

Ai ka thënë se në punën për këtë projektligj janë përballur edhe me presione të organizatave të ndryshme buxhetore. “Në këtë projektligj ka disa amendamente që është një nga kërkesat e BE-së, reformat e administratës shtetërore dhe agjensione të pavarura. Mosmiratimi amendamenteve do të bëjë ngërçe për ligjin e pagave dhe për ligjin për zyrtarët e lartë”, tha Hasani.

Përndryshe, në pikën 7 të paraparë në rendin e ditës së seancës, do të votohet edhe ndarja buxhetore për vitin 2019./GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...