MIUI 7 zbulohet më 13 gusht?

PUBLIKUAR

Ndërsa MIUI 6 ka rreth një vit që nga fillimi i saj, Xiaomi po bëhet gati ta zbulojë versionin e ardhshëm të ndërfaqes së saj, MIUI 7, më vonë gjatë këtij muaji.

Prodhuesi kinez ka publikuar datën e lansimit të MIUI 7 në Ëeibo, të cilin do ta bëjë në një ngjarje të planifikuar të mbahet në Pekin më 13 gusht.

Xiaomi pati njoftuar se MIUI 6 është i bazuar në Android 5.0, ndërsa tani është e mundur që MIUI 7 do të ndërtohet mbi Android 5.1.1 Lollipop.
Sipas burimeve jozyrtare thuhet se Mi 5 do të jetë pajisja e parë për të ofruar MIUI 7. Duke pasur parasysh se Mi 5 pritet të shfaqë Snapdragon 820, atëherë kjo mund të nëkuptojë që deri në datën finale të përdorimit të këtij softueri duhet të pritet edhe ca kohë. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...