Gjermania ofron viza pune, refuzon azilin

PUBLIKUAR

Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) po përpiqet që për refugjatët nga shtetet e Ballkanit Perëndimor të krijohet mundësia e fitimit të një vize pune. Kjo do t’u mundësonte shtetasve të vendeve të këtij regjioni që të shkojnë në Gjermani përmes një rruge tjetër, jo përmes azilit.

Sipas këtij propozimi, shtetasit e Shqipërisë, Serbisë apo Kosovës do të fitonin një vizë pune në rast se ata sigurojnë paraprakisht një kontratë pune në Gjermani me të ardhura që e kalojnë pagën minimale prej 1460 euro bruto në muaj.

Këtë propozim e ka bërë publik sot në një konferencë telefonike me kryeministrat e landeve që vijnë nga partia e tij, kryetari i SPD-së, Sigmar Gabriel.

“Sa u përket vizave të punës, ato duhet të jepen në numra të kufizuar. Për të realizuar këtë synim të SPD-së nuk nevojitet ndryshim i ligjit”, thuhet brenda kësaj partie.

Ndërsa, vënia në jetë e propozimit të përmendur mund të bëhet në çdo kohë përmes udhëzimit nga Agjencia Federale për Ndërmjetësim të Punës (BA).

Në këtë kontekst, SPD angazhohet po ashtu edhe për zgjerimin e grupit të shteteve të sigurta në Ballkanin perëndimor duke futur aty, veç tjerash, edhe Kosovën. Kjo gjë, sipas saj do të ndihmonte në shpejtimin e procedurave të azilit.

Në gjashtë muajt e parë të vitit, vetëm nga Kosova, Shqipëria dhe Serbia në Gjermani ka pasur 67.400 kërkesa azili. Gjasat për njohje të azilit për ta janë afër zeros. /Shekullionline/

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...