Gjykata Speciale: Ja cili do të jetë “kontributi” i Serbisë

PUBLIKUAR

Mediat serbe kanë shkruar rreth vendimit të Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e amendamenteve kushtetuese të cilat do t’i hapnin rrugë edhe themelimit të Gjykatës Speciale.

Ato gjithashtu kanë shkruar edhe rreth emrave të cilët përmenden dhe të cilët do të mund të gjykohen nga kjo gjykatë.

Sipas tyre, figurat e larta politike si Hashim Thaçi, Agim Çeku, Daut Haradinaj e Fatmir Limaj mund të jenë ndër të akuzuarit nga Gjykata Speciale për kryerjen e krimeve ndaj civilëve, transmeton Telegrafi.

Në këtë drejtim, mediat serbe gjithashtu edhe kanë shkruar edhe rreth rolit të Serbisë në ndihmesën që institucionet atje do të mund të japin në “identifikimin” e të akuzuarve.

Duke cituar ministrin e Policisë, Nebojsha Stefanoviq, thuhet se Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë do të bëjë gjithçka në mundësitë e saj në mënyrë që siç thuhet “të gjithë përfaqësuesit e UÇK-së të cilët kanë kryer krime të jenë të dënuar”.

“Jemi të gatshëm që të ofrojmë të gjitha dokumentacionet e nevojshme të cilat disponojmë. Serbia do të ndjekë me kujdes të gjitha veprimet dhe punën e Gjykatës”, citohet të ketë thënë Stefanoviq. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...