Rexhep Selimi: Emrat për Specialen nuk i dinë as Milaim Zeka dhe as Hashim Thaçi

PUBLIKUAR

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi, duke e komentuar publikimin e një liste nga ana e gazetarit Milaim Zeka, në të cilën lakohet emri i tij si i akuzuar potencial nga Gjykata Speciale, ka thënë për Telegrafin se as Milaim Zeka e as Hashim Thaçi nuk i dinë emrat që pritet të jenë në mesin e të akuzuarave nga Gjykata Speciale.

Ai ka thënë se nuk e merr si shumë serioze këtë punë, duke e ditur se Milaim Zeka nuk është ai që i bën listat.

“Nuk do të doja t’i shihja mediat tona në këtë kërkim të shpikjes së emrave, duke kërkuar se kush është ose nuk është në këtë listë. Nuk besoj se as Thaçi dhe as Milaim Zeka i ka listat se kush është në listën e të akuzuarve për Specialen”, ka shtuar Selimi.

Ndryshe, të martën gazetari Milaim Zeka, ka publikuar një listë me emra, për të cilën pretendon se janë emrat me të cilët do të merret Gjykata Speciale, raporton Telegrafi.

Sipas asaj që ka publikuar Zeka, rezulton se në listë kemi kokat e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Duke filluar nga ish lideri politik i saj, Hashim Thaçi, pastaj ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, e që pjesë e kësaj liste është edhe deputeti i LVV-së Rexhep Selimi.

Emri i Selimit ishte lakuar dje edhe nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë diskutimit në Kuvendin e Kosovës, kur ai folur për deputetët e LVV-së, iu kishte thënë atyre se mund të rinë te qetë se asnjërin prej tyre nuk do ta prek Specialja, përveç deputetit Rexhep Selimi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...