Sony arrin rezultatet më të mira tremujore në tetë vjet

PUBLIKUAR

Sony ka postuar rezultatet e saj financiare për tremujorin që mbaron më 30 qershor dhe fitimet e kompanisë arritën në 676 milionë dollarë, apo deri në 200% më shumë në krahasim me një vit më parë.

Rezultatet e kompanisë Sony në këtë tremujor ishin edhe më të lartat dhe më pozitivet që nga viti 2007.

Të ardhurat operative janë rritur deri në 39% apo në 794 milionë dollarë, ndërsa shitjet dhe të ardhurat operative për tremujorin e dytë të vitit ishin pothuajse të pandryshuara në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë në 14.82 miliardë dollarë.

Fitimet e kompanisë janë nxitur kryesisht nga PlayStation 4 (PS4) dhe dhe sensorët e Sony për kamera, për të cilën komentuesit e këtyre rezultateve financiare thanë se kompania ka në plan për të rritur prodhimin në pritje të kërkesës së tregut. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...