Lista Serbe: Nuk bëjmë pazare me FAK-un

PUBLIKUAR

Qëndrimi i Listës Serbe, për të mos i votuar ndryshimet kushtetuese që mundësojnë transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK), nuk ka ndryshuar.

Kështu deklaron për “Zërin” udhëheqësi i kësaj Liste, Aleksandër Jabllanoviq, i cili gjithashtu mohon të jetë takuar me udhëheqës të Qeverisë së Kosovës për gjetjen e modaliteteve për FAK-un.

“Nuk jemi takuar për këtë temë dhe Qeveria e Kosovës e ka të qartë tashmë qëndrimin tonë, se nuk do ta votojmë FAK-un. Nuk e shohim të arsyeshme që të kemi Forca të Armatosura”, deklaroi Jabllanoviq.

Ndryshe, themelimi i FAK-ut kërkon shumicën e dyfishtë të votave në Kuvend, që i bie se pa shumicën e votave të komuniteteve pakicë, Forcat e Armatosura nuk do të mundë të kalojnë në Kuvend. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Operacion kundër krimeve të luftës, arrestohen pesë persona

Në kuadër të hetimeve për krime lufte, Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), në bashkëpunim...

Tri raste të dhunës në familje për 24 orë – të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

Familjet kosovare po vazhdojnë të përballen me dhunë mes anëtarëve të tyre, ndërsa vetëm...

LVV-ja siguron ulësen e 51-të në Kuvend

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar edhe ulësen e 51-të në Kuvendin e Republikës së Kosovës,...