Tensione në mes të azilantëve kosovarë dhe qytetarëve, policia mbyll “hajmin”

PUBLIKUAR

Sipas policisë në këtë vendbanim janë tubuar rreth 300 veta, banorë të qytetit duke krijuar një situatë me tension të lartë.

Zhurma e madhe, muzika me zë të lartë dhe sipas qytetarëve edhe ngacmimet që vinin nga rreth 20 azilkërkuesit kosovarë kanë detyruar autoritetet të ndërhyjnë. Kështu, qendra e strehimit të tyre në Meinstockheim të qarkut Kitzingen të landit të Bavarisë është dashur të mbyllet ndërsa 20 banorët, të gjithë meshkuj, të shpërndahen nëpër qendra tjera banimi, shkruan welt.de.

Siç bën të ditur një zëdhënës i qeverisë së landit, mbyllja e përkohshme është bërë me qëllimin që të shtendoset situata ne Mainstockheim dhe kjo nuk do të thotë se qendra në fjalë është mbyllur përfundimisht, transmeton albinfo.ch.

Konflikte kanë ndodhur edhe gjatë vikendit të kaluar për çfarë, sipas policisë në këtë vendbanim janë tubuar rreth 300 veta duke krijuar kështu një situatë me tension të lartë. Pastaj, rreth orës 23 situata ishte qetësuar.

Po ashtu qysh në natën në mes të së enjtes dhe të premtes, javën e kaluar, banorë të qytetit kanë qëndruar para “heimit” të azilit, disa prej të cilëve madje kishin me vete mjete goditëse. Nga ana tjetër, azilkërkuesit ishin “armatosur” me këmbë karrigesh.

;Por policia ka penguar ballafaqimin fizik të dy grupeve, njofton welt.de.

SHIKO MË SHUMË

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka...

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...