Flaka Krelani lë rokun? (Video)

PUBLIKUAR

Flaka Krelani para një muaji solli projektin e saj më të ri të titulluar “Am I good man”.

Flaka, e cila njihet si këngëtare e rokut, me këtë projekt ka befasuar fansat e saj duke ardhur në stilin R&B. Këngëtarja ka zbuluar se pse ka realizuar një këngë të atij zhanri.

“Edhe këngët tjera të albumit do të jenë krejt ndryshe. Jo pse ndikohem, por sepse Flaka nuk këndon vetëm rok, por këndon edhe zhanre të tjera të muzikës. Punoj çfarëdo që jam e inspiruar. Nëse inspirohem për R&B, e bëj. Tani jam në momentet e muzikës ‘funk’ dhe ndoshta do të realizoj diçka të tillë”, u shpreh ajo për Telegrafin duke thënë se publiku e ka mirëpritur ‘Flakën ndryshe’.

Këngëtarja ka thënë se është e kënaqur me pritjen që ia kanë bërë fansat projektit të fundit.

“Me këngën e fundit jam shumë e kënaqur, për faktin se është këngë, të cilën e dua shumë dhe publiku e ka pritë mirë. Duke marrë parasysh mungesën time në skenë për një kohë të gjatë, natyrisht që nevojitet më shumë kohë që njerëzit të njoftohen me materialet e mia”, tha artistja, duke premtuar se projektet e saj të ardhshme do të jenë shumë interesante dhe do të sjellë risi.

Kujtojmë se Flaka Krelani karrierën muzikore e nisi në spektaklin e njohur “Ethet e së premtes”. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri: Le të jetë ky standardi

Pas aktgjykimit për rastin që tronditi opinionin publik, reaguan edhe figura të njohura, përfshirë...

Foto e parë e Albina Kelmendit si shtatëzënë (Foto)

Ditë më parë, këngëtarja e njohur Albina Kelmendi dha lajmin për shtatëzaninë e saj. Interpretuesja...

Elijona rikthehet në rrjete sociale, shijon pushimet në Egjipt

Elijona Binakaj është rikthyer në rrjete sociale, me disa postime nga pushimet. Ajo ka marrë...