Serbia në panik

PUBLIKUAR

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka thënë se deklaratat e zyrtarëve serbë, pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në UNVESCO janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Sipas tij, këtë deklarata projektojnë vetëm, panik të shtetit serb.

Ai për ‘Epokën e re’ ka thënë se ata që gjatë luftës e kanë bërë Kosovën ‘shkrumb e hi’ nuk kanë të drejtë morale të flasin se a meriton apo jo Kosova të jetë pjesë e UNESCOS-s.

Selimi i ka thënë Daçiqit se mund të shkruajë letra sa të dojë kundër Kosovës, por jo edhe ta ndalë shtetin më të ri në Evropë në procesin e anëtarësimit në organizata kredibile ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, Selimi ka bërë me dije se Greqia i ka premtuar Kosovës se do të votojë pro anëtarësimit në UNESCO dhe Interpol. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Operacion kundër krimeve të luftës, arrestohen pesë persona

Në kuadër të hetimeve për krime lufte, Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), në bashkëpunim...

Tri raste të dhunës në familje për 24 orë – të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

Familjet kosovare po vazhdojnë të përballen me dhunë mes anëtarëve të tyre, ndërsa vetëm...

LVV-ja siguron ulësen e 51-të në Kuvend

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar edhe ulësen e 51-të në Kuvendin e Republikës së Kosovës,...