Sërish apelon policia: Mos i përdorni armët në dasma!

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka vazhduar të apelojë tek qytetarët që të mos i përdorin armët e zjarrit në ceremonitë festive dhe ahengjet familjare.

Policia ka njoftuar se ka shtuar prezencën policore në mënyrë që të reagojnë menjëherë në rastet ku ka informacion për përdorim të armëve të zjarrit.

Në raportin policor për 24 orët e fundit Polici ka paraqitur disa raste ku është dëshmuar se ka pasur përdorim të armëve dhe ku është reaguar menjëherë.

“Ju njoftojmë se PK-ja, ka marrë masa shtesë me shtimin e prezencës policore dhe reagimin e menjëhershëm në të gjitha rastet ku ka informacione për përdorim të armëve të zjarrit, dhe këtë e dëshmojmë me disa raste të paraqitura në vijim në kuadër të raportit 24 orësh. Përdorimi i armëve të zjarrit është veprimtari e kundërligjshme dhe e rrezikshme për qytetarët. Aandaj me qëllim të shmangies së rrezikut ‘APELOJMË’ tek të gjithë qytetarët që të mos përdorin armët në asnjë rrethanë, e as në ceremoni festive, në të kundërtën do të përballen me pasoja ligjore. Njëkohësisht Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e ndërsjellët, në parandalimin e kësaj dukurie negative për shoqërinë”, thuhet në apelin e PK-së. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...