Senati i UP-së po e bojkoton rektorin?

PUBLIKUAR

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, nuk e ka zhvilluar mbledhjen e paraparë për të martën. Ky Këshill nuk është tubuar për shkak të mungesës së kuorumit.

“Në mungesë të kuorumit Këshilli nuk ka mbajtur mbledhjen, pasi që kanë qenë prezentë jo më shumë se tre veta”, thotë një burim i gazetës “Zëri” nga Rektorati.

Për të parin e UP-së, rektorin Ramadan Zejnullahu, kjo nuk është shqetësuese.

Ai ka mohuar se Këshilli nuk është mbledhur dhe, sipas tij, punët në UP po shkojnë mirë. Zejnullahu thotë se Këshilli Drejtues ka shkuar në pushim dhe tash nuk do të mblidhet deri në shtator.

Rektori Zejnullahu ka mohuar edhe një bojkot që mund të vijë nga Senati i UP-së.

Sipas tij, Senati do të mblidhet para 1 gushtit të këtij viti dhe do të diskutohet rreth konkursit publik për pranimin e studentëve të rinj në UP, shkruan Zëri.

SHIKO MË SHUMË

Operacion kundër krimeve të luftës, arrestohen pesë persona

Në kuadër të hetimeve për krime lufte, Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), në bashkëpunim...

Tri raste të dhunës në familje për 24 orë – të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

Familjet kosovare po vazhdojnë të përballen me dhunë mes anëtarëve të tyre, ndërsa vetëm...

LVV-ja siguron ulësen e 51-të në Kuvend

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar edhe ulësen e 51-të në Kuvendin e Republikës së Kosovës,...