Studimi amerikan i kryer në vitin 1972, që parashikonte se resurset për mbijetesë në Tokë do të shteren më 2050, u hodh hodhën poshtë nga studim i ri i cili pretendon se burime do të ketë deri më 2100, raporton Daily Mail.
Studimi i ri është kryer nga hulumtuesit e Institutit për Qëndrueshmëri në Universitetin Anglia Ruskin. Në këtë përfundim erdhën me modelin e përditësuar kompjuterik të përdorur në vitet ’70 që parashikonte fundin e burimeve në Tokë. Sepse, hulumtuesit para katër dekadave nuk ka marrë parasysh një numër faktorësh që japin një shtesë prej 50 vitesh, transmeton Telegrafi.
Për shembull, sektori industrial krijon më pak ndotje dhe përdor më pak energji sesa pritej në vitet 1970. Industria gjithashtu investon më shumë në pastrime seç mendohej dikur.
Më parë, për shembull, nuk u mendua një rritje të madhe në sektorin e shërbimeve dhe telekomunikacionit, që e bënë ekonominë botërore më produktive. Inovacionet në bujqësi po ashtu kanë bërë të mundur që të ketë më shumë ushqim.
“Në vitet 1970 e bënë një tentim të mirë, por ishin shumë pesimistë”, thotë Aled Joned, koautor i studimit të ri.
Por, pavarësisht nga variablat e gabuara të hulumtimit të parë, të tjerat dhe më tej tregojnë se shoqëria do të kollabojë në këtë shekull.
“Rritja nuk mund të vazhdojë pafundësisht, nëse ajo është e bazuar në konsumin material dhe nuk bazohet në të kuptuarit se planeti i ka burimet e kufizuara. Shoqëria ka nisur të përballet me disa çështje të theksuara në vitin 1972, por ne duhet të mësojmë nga ajo që kemi arritur tashmë dhe të përqendrohen përpjekjet tona për të shmangur këto kufizime”, përfundon Joned. /Telegrafi/


