Presionet e Serbisë për Maqedoninë e Kosovën, irritojnë Greqinë

PUBLIKUAR

Athinën zyrtare po e irriton qëndrimi i Serbisë në lidhje me Kosovën dhe Maqedoninë, raporton portali informativ grek, RTV Sky, bazuar në burime të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë.

Sipas këtyre burimeve, “Serbia kohëve të fundit ka ndërmarr disa hapa, duke bërë presion ndaj Bashkimit Evropian që ta zgjidh problemin e emrit të Maqedonisë, por është duke e irrituar nga presioni që po i bënë Greqisë lidhur me mosnjohjen e Kosovës”, ka shkruar RTV Sky, transmeton lajmi.net.

Në këtë shkrim, thuhet se Greqia “për shkak të hapave provokues të Beogradit në lidhje me Kosovën dhe emërtimin e IRJM-së, ka ngritur shqetësim zyrtar ndaj këtyre të fundit”.

Përkundër presioneve të Serbisë, këto burime bëjnë të ditur se faktori ndërkombëtar dhe partnerët evropian të Greqisë, kanë pranuar pozicionin e këtyre të fundit, duke mos i kërkuar që të diskutojnë për emrin e Maqedonisë, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, lidhur me kërkesat serbe për qëndrimin e Greqisë lidhur me statusin e Kosovës, “burime në ministrinë e jashtme greke kanë bërë të ditur se politika në Athinë nuk do të nxitojë me njohjen e Kosovës”.

SHIKO MË SHUMË

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka...

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...