Shkëputet kontrata për dekorimin i sheshit në Lipjan, Komunikatë nga Komuna e Lipjanit

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit përmes kësaj komunikate njofton të gjithë qytetarët se kontrata me titull “Dekorimi i Sheshit dhe Qytetit të Lipjanit me rastin e festave të fund vitit 2018” është shkëputur për shkak se Komuna ka pranuar njoftimin, se kontraktuesi nuk iu ka përmbajtur kushteve të kontratës, thuhet tutje.

Kontraktuesi për kundër që ka marr tri vërejtje me shkrim nga Komuna për përshpejtimin e punimeve dhe përmbajtjen e kushteve të kontratës, kontraktuesi nuk ka ndërmarrë masa për ti realizuar obligimet e veta që janë sipas kontratës.
Për këtë, Komuna e Lipjanit ka formuar një komision për verifikimin e shërbimeve të parapara në projektin e dekorimit të sheshit me rastin e fundit të vitit 2018.
Komisioni ka vlerësuar gjendjen faktike dhe ka konstatuar se Operatori Ekonomik nuk i u ka përmbajtur kushteve të kontratës, thuhet në Komunikatë nga Komuna.

“Komuna e Lipjanit për shkak të papërgjegjshmërisë së Operatorit Ekonomik ka marrë vendim për shkëputje të kontratës, andaj kërkon mirëkuptim nga të gjithë qytetarët se për shkak të afatit të shkurtër kohor dhe procedurave të gjata të rishpalljes, qyteti i Lipjanit do të mbetet i pa dekoruar për këtë fundvit”, thuhet në fund.

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...