NASA konfirmon: Në gjithësi zbulohet “Toka e Re” (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Sipas Agjencisë Hapësinore NASA, në hapësirë është një tjetër planet Tokë.

NASA ka bere të ditur sot se planeti tjetër është më i vjetër dhe më i madh se planeti ynë. Ndërsa, ka më pak ujë, transmeton Telegrafi.

Planeti është zbuluar me Teleskopin Hapësinor Kepler. Është 1.5 herë më i madh se Toka, me orbitë të ngjashme me atë të planetit tonë dhe me Sistem “Diellor” përafërsisht të njëjtë. Është gjashtë miliardë vite i vjetër dhe absorbon 10 për qind më shumë energji se Toka. Mendohet se në sipërfaqe të planetit ka jetë, ose ka pasur në një kohë të caktuar.

Planeti i ri quhet Kepler-452b, ndërsa rrotullimin në orbitë e bën për 385 ditë, pra 5 për qind më shumë se Toka. Temperatura është e njëjtë si këtu, ndërsa është 20 për qind më e shndritshme.

Kepler 452B plotëson të gjitha kushtet për të qenë një planet që strehon jetën. Ndërsa, ndodhet në yjësinë Cygnus, 1400 vite dritë larg Tokës. Nga NASA ky planet quhet “Kushëriri më i madh”. Për më shumë rreth këtij planeti, klikoni: KËTU. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...