Në Lipjan hapet Qendra “SMILE”

PUBLIKUAR

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale, në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar nga Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti me OJQ POLIS dhe në kuadër të Rregullores për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Fëmijëve, sot është hapur Qendra “SMILE” e cila do të ofroj gjithë mbështetjen e nevojshme, në mënyrë që fëmijët në këtë qendër të marrin shërbime cilësore të cilat do të ju ndihmojnë atyre të tejkalojnë sfidat me të cilat ballafaqohen, duke bërë që të ndjehen të barabartë në shoqëri. Hapet Qendra “SMILE”, shkruan Komuna e Lipjanit.

Qendra “SMILE” do të bëjë ofrimin e shërbimeve sociale për fëmijët me nëvoja të veçanta, në Komunën e Lipjanit Aktivitete që do të i zhvillojnë fëmijët dhe shërbimet që do t’i marrin në këtë Qendër do të ndihmojnë atyre për të i tejkaluar sfidat, për të bërë një jëtë të dinjitetshme.


Projekti Shërbime sociale cilësore për jetë dinjitoze për fëmijët në nevojë është financuar në kuadër të Projektit “Mbështetje për Shërbime më të mira Sociale” që financohet nga Bashkimi Evropian në Kosovë, bashkë-financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), si dhe mbështetet nga Save the Children in Kosova/onë bashkëpunim me Qendrën Evropiane për Politika dhe Hulumtime për Mirëqenie Sociale.

SHIKO MË SHUMË

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...