Situata në veri të Mitrovicës e qetë, KFOR-i vazhdon të qëndrojë tek Ura e Ibrit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Deklaratat e ashpra që vinin nga Beogradi rreth nismës së Qeverisë së Kosovës për krijimin e Ushtrisë, kishin krijuar dyshime se situata në veri mund të tensionohej. Megjithatë një ditë pas krijimit të Ushtrisë së Kosovës, situata në veri të qytetit të Mitrovicës është e qetë.

Siç raporton agjencia e lajmeve ‘tanjug’, në Urën e Ibrit vazhdojnë të qëndrojnë forcat e KFOR-it, të cilat janë më pakë në numër se ditën e  14 dhjetorit, raporton Gazeta Express.

Në hyrje të urës së Ibrit dhe në disa pjesë të qytetit janë duke qëndruar KFOR-i austriak, ndërsa pranë Urës janë stacionuar tri makina të blinduara.

Gjithashtu aty janë edhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Disa makina të KFOR-it janë edhe në hyrjën e Urës nga pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës.

Pjesa jugore e qytetit të Mitrovicës vazhdon të jetë e dekoruara me flamuj amerikan, ndërsa në pjesën veriore të qytetit nëpër ndërtesa vazhdojnë të qëndrojnë flamujt e Serbisë./GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...