Përveç që kanë gjene të mira, pamjen dhe talentin, ato gjithashtu kanë inteligjencën mbi mesatare. Edhe pse shumë mendojnë se me dukjen e mire, inteligjenca superiore nuk shkon së bashku, këto të famshme kanë talentet e fshehura. Disa prej tyre kanë arsimim mbresëlënës, dhe disa janë anëtarë të Mensa.
Natalie Portman
Në filmografi ka role të ndryshme, nga shkencëtare deri tel roli i balerinës. Jo vetëm që është jashtëzakonisht e talentuar në aktrim, por ajo përfundoi studimet universitare në Universitetin prestigjioz të Harvardit. Përveç që kësaj, Natalie rrjedhshëm flet në hebraisht dhe anglisht, dhe e kupton frëngjishten, gjermanishten, japonishten dhe spanjishten. Ajo gjithashtu ka marrë pjesë në kurse të ndryshme në Jerusalem.
Sharon Stone
E njohur për rolet ku luan gra të afta me pamje joshëse, Sharon mund të tregojë më shumë se kaq. Aktorja e famshme u pranua në Universitetin Edinboro kur ishte 15 vjeçe, kurse IQ e saj është 154. Ajo është gjithashtu anëtare e Mensa.
Shakira
Këngëtarja e cila ka ndërtuar karrierën muzikore me një zë interesant dhe origjinën interesante, është padyshim Shakira. IQ e saj është 140.
Cindy Crawford
Supermodelja është një nga femrat më të bukura në botë, por kjo nuk është e gjitha. Ajo është gjithashtu shumë e zgjuar dhe magjepsëse. Crawford kishte një mesatare maksimale në shkollë të mesme dhe u pranua në Universitetin Northwestern. Ajo ka studiuar për inxhinieri kimike, por studimet universitare kishte ndërprerë për shkak karrierës në modelim.
Nicole Kidman
Njerëzit zakonisht nuk e kombinojnë inteligjencën e lartë me heqje dorë nga shkolla e mesme. Megjithatë, aktorja fituese e çmimit Oskar, në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare la shkollën për t’iu përkushtuar karrierës. Bukuroshja australiane ka një IQ prej 140.
Geena Davis
Aktorja fituese e çmimit Oskar është e njohur për rolet e saja të shumta në filma dhe seriale. Si i ka menaxhuar ajo transformimet e mëdha përmes kaq shumë roleve? Ndoshta kjo ka të bëjë me faktin se kjo aktore e bukur është gjeni një anëtare e Mensa. Ajo është gjithashtu e talentuar në gjuajtje në hark në nivelin olimpik. Përveç kësaj, ajo di të luajë në bateri, flaut dhe piano, dhe gjithashtu flet rrjedhshëm gjuhën suedeze.
/Telegrafi/


