Ja çfarë tha Xhavit Haliti për Gjykatën Speciale

PUBLIKUAR

Jemi duke punuar me deputetë të gjithë, po mendoj ata që politikisht e mbështesin themelimin e Gjykatës Speciale. Gjithashtu PDK ka bërë përpjekje për të pasur komunikim edhe me partitë tjera, por deri tash nuk ka ndonjë rezultat që do të ishte i rëndësishëm për opinionin për ta thënë, sepse nuk ka ndonjë marrëveshje. Po shpresoj se gjatë këtyre ditëve disa nga deputetët e PDK-së të cilët s’e kanë votuar, do të arrijnë të binden që të votojnë në seancën kur të del në votim. Unë personalisht i kam marrë mesazhet drejtë. Kam qenë edhe i bindur, dhe besoj se Kuvendi do të duhej të mbajë mbledhje së shpejti dhe ta miratoj Specialen. Në qoftë se Kuvendi shkon në pushime pa e votuar Specialen, atëherë konsideroj që kjo është një papërgjegjësi, do të bëjmë një gabim tepër të rëndë dhe do t’i lëndojmë rëndë raportet me partnerët tanë strategjik. Dhe poashtu, do t’i sjellim dëm të pallogaritshëm interesave të Kosovës. Gjykata Speciale është një çështje që duhet të kalojë, të cilën ne nuk mund ta evitojmë edhe nëse na intereson që të mos e kalojmë, sepse pastaj mundësia që të kalojë është e të tjerëve.”,ka shkruar Haliti në Facebook.

XHH

SHIKO MË SHUMË

Operacion kundër krimeve të luftës, arrestohen pesë persona

Në kuadër të hetimeve për krime lufte, Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), në bashkëpunim...

Tri raste të dhunës në familje për 24 orë – të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

Familjet kosovare po vazhdojnë të përballen me dhunë mes anëtarëve të tyre, ndërsa vetëm...

LVV-ja siguron ulësen e 51-të në Kuvend

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar edhe ulësen e 51-të në Kuvendin e Republikës së Kosovës,...