Gazetari gjerman: Grekët e sotëm janë shqiptarë, sllavë dhe bizantinë

PUBLIKUAR

Në një shkrim të gazetarit, Berthold Seewald, redaktor për historinë kulturore në gazetën “Die Welt”, në artikullin me titull “Historia para Cipras: Greqia e ka shkatërruar dhe një herë më parë rendin në Evropë”, thuhet se grekët e sotëm janë pasardhës të sllavëve, bizantinëve dhe shqiptarëve.

Sipas gazetarit, Greqia “prishi” rendin e paqes të vendosur në Evropë në Kongresin e Vjenës në vitin 1815 pas rrëzimit të Napoleonit dhe e la kontinentin të çapitej. Seewald thotë se, një nga arsyet e kësaj sjelljeje nga grekët është se ata nuk janë evropianë në të vërtetë.

“Ideja se grekët modernë janë pasardhës të Perikliut apo Sokratit dhe jo një miks të sllavëve, bizantinëve dhe shqiptarëve është një dogmë në sistemin arsimor në Evropë”, shkruan ai.

Analiza e tij bazohet tek libri i Jakob Philipp Fallmerayer, i cili thoshte se, bazuar tek emrat sllavë dhe shqiptarë – mes të dhënave të tjera – “raca helene është zhdukur nga Evropa” dhe se “asnjë pikë e pastër gjaku helene nuk rrjedh në venat e popullsisë kristiane të Greqisë moderne”. /Shqiptarja/

SHIKO MË SHUMË

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka...

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...