Biznesmeni dhe deputeti i PDK-së, Ramiz Kelmendi ka vazhduar, rekomandimet për Qeverinë LDK-PDK, në të mirë të zhvillimit dhe ecjes ekonomike, duke iu rikujtuar krerëve qeveritarë pjesë nga ‘Misioni i Ri’ i shumë përmendur gjatë fushatës zgjedhore.
Ja shkrimi i plotë i Kelmendit që kësaj rradhe trajton temën: Mjetet finansiare, shumë të nevojshme për të bërë biznes:
Në Kosovë viti 2014 dhe 2015-ta ishin vite të avansimit të finansimit të lirë për bizneset ekzistuese. Kjo sepse kamatat bankare jo që kanë rënë nga numri dyshifror (siç ishin ne vitin 2013) por se ka zbritur norma e kapshme e interesit duke u sjellur jo më shumë se 8.5 % dhe atë për bizneset josolide, ndërsa për bizneset solide sillen rreth 6.5 %. Këto kamata janë të përafërta me rajonin dhe sillen më shumë se 2 %, ndërsa për shtetet e EU-së jo më shumë se 3.5 %. Edhe ky kusht për mjete të finansimit po plotsohet nga kërkesat e shumta të bizneseve ekzistuese.
Jemi në dijeni se Kosovës, për tregun e punës i shtohen çdo vit mbi 32 mijë qytetarë të rinjë dhe të reja, apo thënë më mirë për çdo ditë pune mbi 100 qytetarë. Për tu punësuar ky numër i sipërpërmendur nevoiten mjete finansiare, por në tregun e Kosovës ka një suficit mbi 400 milionë euro që bankat komerciale e kanë në disponim për financime të ndryshme, dhe ky finansim si i tillë mundë të shtohet edhe më shume ndonëse bankat amë të këtyre bankave në Kosovë kanë mjete të shumta në dispozicion, shumë kjo që mundë të tejkalojë edhe mbi 2 miliardë euro.
Për të shtuar këtë vlerë investimi, këto institucione finansiare dhe bizneset tjera kanë kërkesë për përmirësimin e legjislaciont fiskal dhe përshpejtimin e legjislacionit juridik. Këkresa të tilla nuk e demtojnë buxhetin e Republikes së Kosovës por shtojnë shpenzimet në legjislativ, (nuk janë shpenizme enorme këto).
ANdaj, për të pasur zhvillim ekonomik të përshpejtuar, jo vetëm për të punësuar këta të rinjë dhe të reja që dalin çdo ditë pune por edhe të tjerët që presin, na nevojitet të ndryshojmë edhe modelin e finansimit kreditor që i përgjigjet specifikave të Kosovës. Këto specifika janë të njohura dhe në disa raste nuk korrespodojnë me specifikat e shteteve tjera që kanë pasur kontinuitet ekonomik.
Me ndryshimin e këtyre specifikave, ne do të plotësonim edhe kushtin e parë dhe vital për çdo veprimtari ekonomike ekzistuese që dëshiron të zgjeroi veprimtarinë dhe veprimtaritë ekonomike të reja. Në të njejtën kohë do të ndryshohej edhe klima e investimit të investitorëve të brendshëm dhe do të ishim motivues për investitorët e jashtëm. Pasur parasyshë që pjesën dërmuese të investimeve që punësojnë mbi 85% të qytetarëve e bëjnë bizneset e brenshme ndersa vetëm 15 % të punësuarve e bëjnë investitorët e jashtëm, ky numër tregon edhe rëndësinë e rregullimit të ligjit fiskal dhe legjislacionit të përshpejtuar juridik.
Kushti i dytë është se çfarë veprimatrie ekonomike të hapet në shtetin e Kosovës. Është e njohur dhe e verifikuar se investitorët e brendshëm në mungesë idesh bëjnë biznese multiplikuese, si p.sh. shumë pompa benzine, shumë markete, shume kafeteri, shumë veprimtari të kopjuara. Pra qytetari nuk mundë të shprehë afinitet në vete në mungesë idesh. Ku mundë të gjenden keto ide dhe si gjenden? Sa mund të jesh’ konkurrentë? Këto mësohen duke u nisur nga këto fakte të mëposhtme:
1. Duhet të mirren në transparencë shënimet e importit që importohen në Kosovë dhe shtetet tjera të rajonit dhe EU-së, p.sh. Në Kosovë importohen rreth 7 milonë palë çorapa për mashkujë, që realishtë krijojnë qarkullim rreth 5 milionë euro. Është një vlerë për një artikull. Apo importohen rreth 4 milonë këmisha, që kanë një qarkullim rreth 30 milionë euro, dhe edhe këtu është një mundësi e mirë jo vetëm për të mbuluar nevojat vetanake por edhe nevojet e EU-së që furnizohen nga shtetet e lindjes, (Për të pasur këto shënime reale dhe çmime reale nevojitet implementimi i arkave fiskale. Shih shkrimin paraprak të Kelmendit, për këtë çështje).
2. Duhet që sistemi arsimorë të pesoi ndryshime mbështetëse të ekonomive për të cilat kemi orientim prodhues dhe shërbyes në mënyrë që këto prodhimtari të jenë efikase dhe konkurruese e të mbështetura me infrastrukturë njerëzore profesionale.
3. Të planifiokohen vizita të organizuara nga të gjithë të interesuarit në panaire ndërkombëtare të teknolgjive të avansuara, në mënyrë që të nxjerrim produktet me makineri që përmban kualitetin dhe kuantitetin. Nëse do kishim krijuar një fond për këtë mbështetje për 32 mijë të interesuar, do nevojiteshin 30 milon euro, dhe edhe në këtë rast ky çmim është shumë i lirë në raport me zgjidhjen e çështjes së punësimit profesional dhe të qëndrueshëm.
4. Implementimi i këtyre rekomandimeve, duke u bazuar në mjetet e shumta finansiare, dhe duke u bazuar në faktin se të rinjët dhe të rejat që kanë njohuri të zgjeruar në përgjithesi por edhe mosha madhore, na del se nuk kemi nevojë të kemi fonde investuese për të rinjët, sepse bankat komerciale kanë infrastrukturë të organizuar, profesionale dhe të shpejtë për të trajtuar kërkesat për investimet e shumta që mundë të ndodhnin dhe paraqiteshin.
5. Me këto metoda dhe shumë shpjegime tjera të cilat nuk janë paraqitur në këto rekomandime, konstatojmë se do ishte diçka e shkuar në Kosovë, shkalla e papunësisë ndërsa ‘Misioni i ri’ do realizohej brenda afatit katërvjeçar. /Telegrafi/


