Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm është njoftuar për një aksident të ndodhur në një vendpunishte në lagjen ‘’Veternik’’ në Prishtinë, ku një punëtor ka humbur jetën.

Sipas të dhënave fillestare, Prokuroria njofton se aksidenti ka ndodhur gjatë kryerjes së punimeve në një objekt banesor në ndërtim, me ç’rast viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia, dhe si pasojë e lëndimeve të rënda trupore ka humbur jetën.

Në kuadër të veprimeve të ndërmarra deri më tani, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar një person i dyshuar me inicialet Xh.Sh., për 48 orë, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’, nga neni 358 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, në vendin e ngjarjes janë intervistuar edhe dëshmitarët okularë, ndërsa po vazhdon grumbullimi dhe administrimi i provave relevante për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

“Prokurori i çështjes, brenda afatit ligjor, do të shqyrtojë mundësinë e paraqitjes së kërkesës për caktimin e ndonjërës prej masave të sigurisë ndaj të pandehurit, në përputhje me dispozitat ligjore të Kodit të Procedurës Penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe organet e tjera kompetente, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim./Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Sot varroset Xhemë Kadriut që humbi jetën në vendin e punës në Skenderaj

Xhem Kadriu nga Kopiliqi i Epërm i Skenderajt, i cili humbi jetën më 27...

PDK-ja lëshon seancën në Mitrovicë, Ibrahimi akuzon Pecin për gjuhë fyese ndaj opozitës

Asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar sallën gjatë seancës së...

Pak ditë para se të vritej, Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Neglizhenca institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt mund të jetë më e...