Edhe sot do të ketë kufizime në autoudhë për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

PUBLIKUAR

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit të ministrisë, kufizimi do të zbatohet në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta të parashikuara, të cilat pritet të arrijnë në 32 gradë Celsius ose më shumë.

Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.

Nga masa përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente, si dhe automjetet e institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin e tyre në përputhje me orarin e përcaktuar

SHIKO MË SHUMË

Sot varroset Xhemë Kadriut që humbi jetën në vendin e punës në Skenderaj

Xhem Kadriu nga Kopiliqi i Epërm i Skenderajt, i cili humbi jetën më 27...

PDK-ja lëshon seancën në Mitrovicë, Ibrahimi akuzon Pecin për gjuhë fyese ndaj opozitës

Asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar sallën gjatë seancës së...

Pak ditë para se të vritej, Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Neglizhenca institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt mund të jetë më e...