Diskutohet Plani i Veprimit në menaxhimin e mbeturinave

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i shoqëruar me bashkëpunëtorët e tij gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar takimin me konsulentët e GIZ-it gjerman, ku është diksutuar rreth Planit të Veprimit në menaxhimin e mbeturinave.
Gjatë këtij takimi janë theksuar nevojat e identifikuara të reformimit dhe sistemimit të aseteve të Kompanisë Pastrimi në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit për të rritur shërbimet ndaj qytetarëve në riorganizimin e shërbimeve të mbledhjes së mbeturinave në qendër të qytetit të Lipjanit, njofton Komuna e Lipjanit.
Në këtë rast kryetari Ahmeti ka falenderuar ekipin nga GIZ për mbështjen e vazhdueshme, duke thënë se ky projekt është i rëndësishëm në përmirësimin dhe zgjerimin e shërbimeve për grumbullimin e mbeturinave si dhe ka siguruar se do të angazhohet në implementimin sa më efikas të këtij Plani.

Image may contain: 8 people, people smiling, people sitting, table and indoor
Image may contain: 9 people, people sitting and indoor

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...