Ahmeti: Koalicioni Hamiti – Çelaj po e bllokojnë Prishtinën

PUBLIKUAR

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka vazhduar polemikat e tij me zëvëndës minsitrin e Drjetësisë, Lirak Çelaj.
Përmes një postimi në Facebook Ahmeti ka thënë se Çelaj duhet të ju shpjegojë votuesve se pse përkundër votës së tyre ai po i ndihmon Sami Hamitit (LDK) në tentim bllokimin e qytetit.
Lexojeni të plotë postimin e Ahmetit:

“Zv. Ministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj paska deklaruar se votuesit e PDKse më kanë votuar mua për kryetar në raundin e dytë.
Po, ne e kemi marrë besimin edhe të atyre votuesve, edhe pse Ky zv. Minister ka thënë publikisht para raundit të dytë (nentor 2013, është në lajme) se nuk duhet të më votojnë.

Por, tani z. Çelaj duhet të ju shpjegojë atyre votuesve të njëjtë se pse përkundër votës së tyre ai po i ndihmon Samiut në tentim bllokimin e qytetit. Po e quaj tentim sepse qyteti do te zhvillohet perkunder bllokimit te Koalicionit Hamiti-Çelaj pikërisht për shkak të gjithë votuesve të Prishtinës. 

P.S. Prej që është bërë zv. Minister i Drejtësisë nuk është hera e parë që kërcënon me gjykata e informacione. Por duhet ta kuptojë më që shantazhet e kêrcënimet nuk na frikësojnë” (sic.), ka shkruar Ahmeti në Facebook. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Edhe sot do të ketë kufizime në autoudhë për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të ketë kufizime të...

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...