Apple dhe Samsung me plane për eliminimin e SIM kartelës tradicionale

PUBLIKUAR

Sipas një raporti të ri të publikuar nga The Financial Times, thuhet se edhe Apple por edhe rivali i saj kryesor Samsung janë duke punuar me GSMA – asociacionin që përfaqëson industrinë mobile dhe e cila e mbështet standardin GSM – për t’i dhënë fund SIM kartelës trradicionale të cilin e përdorim sot.

Zëvendësimi për SIM kartelën pritet të jetë e-SIM kartela, që do të jetë një version i SIM kartelës elektronike e cila ia mundëson përdoruesit që shpejtë dhe lehtë ta ndërrojnë operatorin e tyre mobil.

Dhe varësisht se si do të finalizohet specifikimi i këtij vendimi, operatorët sërish do të mund të vendosin restriksione në e-SIM, edhepse koncepti është krijuar që e njëjta të jetë më fleksibile sesa SIM kartela tradicionale.

Teknoogjia do të jetë e ngjashme me Apple SIM e cila është prezantuar bashkë me iPad Air 2, dhe ua mundëson përdoruesve që të kalojnë nga një zgjidhje e tyre e internetit në mobil në tjetrën, përmes tabletit të tyre.

Derisa Apple SIM mund të ndërrohet nga përdoruesit, e-SIM është menduar të jetë e tillë që nuk mund të hiqet nga pajisja mobile. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...