Ashtu si edhe vitin e kaluar, në qytetin e Gjilanit ishte menduar që namazi i Bajramit të falej në qendër të këtij qyteti, por kjo nuk ka ndodhur.
Siç ka njoftuar për KTV-në zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, policia ka biseduar dhe është dakorduar me Bashkësinë Islame, dega në Gjilan, që Bajrami të falet nëpër xhami.
Hashani ka thënë se ky vendim nuk ka pasur të bëjë me ndonjë paralajmërim apo rrezik eventual për sigurinë, por me faktin që Polica dhe BIK-u kanë konstatuar që xhamitë e Gjilanit kanë hapësirë të mjaftueshme për myslimanët e këtij rajoni.
Megjithatë nuk munguan faljet para xhamive.


