Organizohen vizita shëndetësore në shkollat fillore të Komunës së Lipjanit

PUBLIKUAR

Drejtoria e Shëndetësisë dhe e Përkujdesjes Sociale në Lipjan nga fillimi muajit nëntor ka organizuar vizitat sistematike shëndetësore nëpër shkollat fillore të Komunës së Lipjanit ka thënë Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale Vlora Limani Hajnuni, shkruan Komuna e Lipjanit.

Ajo ka shtuar se me qëllim të një kujdesi më të mirë për shëndetin e fëmijëve, ekipe mjekësore nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Lipjan javë më parë kanë filluar dhe ende vazhdojnë me vizitat sistematike shëndetësore nëpër shkolla, ku po bëhen egzaminime të ndryshme shëndetësore si problemet eventuale me zemër, mushkritë, shëndeti oral, të pamurit, të dëgjuarit, pesha e trupit, gjatësia, qëndrimi dhe zhvillimi trupor, deformimet eventuale të boshtit kurrizor, ndryshimet trupore gjatë fazës së pubertetit etj, ka theksuar ndër të tjera drejtoresha Hajnuni, ajo po ashtu ka bërë të ditur se vizita të tilla, me një gamë të gjërë të egzaminimit shëndetësor, po ndodhin për herë të parë në Komunën e Lipjanit, me synimin që këto vizita të përsëritën për çdo vit dhe të shtohën edhe shërbimet tjera të cilat janë në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor, thuhet tutje.
E gjithë kjo fushatë shëndetësore po bëhet duke u bazuar në kompetencat dhe përgjegjësitë ligjore që komuna gjegjësisht DSHPS ka karshi shëndetit të qytetarëve lipjanas, në veçanti karshi shëndetit dhe zhvillimit psikomotorik të fëmijëve tonë.

Image may contain: 7 people, people smiling, people standing and indoor
Image may contain: 1 person, standing and indoor
Image may contain: 1 person, standing
Image may contain: 1 person, sitting and indoor

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...