Në kuadër të festave të nëntorit Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti me bashkëpunëtorë bëri homazhe dhe ka vendosur buqeta lulesh pranë shtatorës së Komandantit Legjendar “Adem Jashari” dhe heroit “Ismet Asllani” në qytetin e Lipjanit për të përkujtuar sakrificën e tyre për liri.






