Dënohen me 25 vjet burgim dy të akuzuarit për vrasjen e vitit 2015, në Banullë të Lipjanit

PUBLIKUAR

Gjykata Themelore në Prishtinë, të martën, i ka shpallur fajtorë të akuzuarit për veprat penale të vrasjes së rëndë, ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë dhe armëmbajtje pa leje, B.B dhe B. B

I akuzuari B. B për vrasje të rëndë është dënuar me 14 vjet e gjashtë muaj burgim, si dhe për armëmbajtje pa leje, është dënuar me një vit burgim. Më pas, gjykata i ka shqiptuar dënimin unik prej 15 vjet burgim efektiv.

I akuzuari B.B, për veprën penale, ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë është dënuar me nëntë vjet e gjashtë muaj burgim, kurse për armëmbajtje pa leje është dënuar me një vit burgim. Më pas, atij  gjykata i ka shqiptuar dënimin unik prej 10 vjet burgim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi është shpallur nga kryetari i trupit gjykues Vehbi Kashtanjeva, në mungesë të akuzuarve B. dhe B. B dhe prokurorit Shkëlzen Ibrahimi.

Gjykatësi Vehbi Kashtanjeva ka deklaruar se të akuzuarve B. dhe B. B, iu vazhdohet paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Në emër të paushallit gjyqësor, të akuzuarit B. dhe B. B, janë të detyruar të paguajnë veç e veç nga 200 euro.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 12 tetor 2015, pretendohet se B. B dhe B. B, më 14 shkurt 2015, rreth orës 02:00, në restorantin “Agoni” në fshatin Banullë të Lipjanit pas një mosmarrëveshje mes tyre, në bashkëkryerje e kanë privuar nga jeta tani të ndjerin Urim Dushullofci.

Sipas aktakuzës, të njëjtit fillimisht ishin fjalosur e pastaj e kishin sulmuar të ndjerin Dushullovci dhe të dëmtuarit Eroll Qyqalla dhe Skënder Ademi me mjete të forta, i ndjeri e kishte përdorur armën e tij për ta evituar sulmin, mirëpo i pandehuri B. B, me revolen e tij në afërsi rreth një metër ka shtënë në drejtim të Dushullvocit katër herë dhe nga plagët e marra, ai ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa të pandehurit kishin ikur nga vendi i ngjarjes.

Me këto veprime, prokuroria i ngarkon të akuzuarit me veprën penale të “vrasjes së rëndë” nga neni 179 i KPRK–së dhe për “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 i KPRK–së.

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...