Arrijnë në Kosovë trupat e punëtorëve që humbën jetën në Kazakistan

PUBLIKUAR

Trupat e katër kosovarëve të cilët e humbën jetën aksidentalisht të hënën gjatë punës në Astana të Kazakistanit, kanë mbërritur në Kosovë.

Lajmin për Klan Kosovën e ka bërë të ditur Shyqri Musa, familjar i njërit nga viktimat e këtij rasti.

“Trupat e viktimave kanë mbërritur në Kosovë rreth orës 05:00 të mëngjesit të ditës së sotme, ndërsa varrimi i Avniut do të bëhet në orën 13:00 në fshatin Bardhosh”, tha ai.

Të katër punëtorët kosovarë të kompanisë “Mabetex” vdiqën gjatë çmontimit të një skele tre ditë më parë në Kazakistan.

Viktimat janë Blerim Kadriu (1981), Bekim Durmishi (1983), Luan Bakia (1976) dhe Avni Maksuti (1979), kurse të lënduar kanë mbetur Hajrush Hoti (1969), dhe Isuf Bekolli (1956) transmeton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Operacion kundër krimeve të luftës, arrestohen pesë persona

Në kuadër të hetimeve për krime lufte, Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), në bashkëpunim...

Tri raste të dhunës në familje për 24 orë – të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

Familjet kosovare po vazhdojnë të përballen me dhunë mes anëtarëve të tyre, ndërsa vetëm...

LVV-ja siguron ulësen e 51-të në Kuvend

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar edhe ulësen e 51-të në Kuvendin e Republikës së Kosovës,...