Pesë studentë në garë për një indeks

PUBLIKUAR

Mbi 16 mijë kandidatë kanë konkurruar për të studiuar në ndonjërin prej fakulteteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, përderisa vetëm gjysma e tyre do të mundë të pranohen.

UP-ja për vitin akademik 2015/16 ka ofruar vende studimi vetëm për 7880 studentë, prej të cilëve 7330 studentë të rregullt dhe 550 studentë me korrespondencë. Fakulteti i Edukimit ka marrë interesimin më të madh të të rinjve kosovarë për të studiuar.

Në këtë Fakultet një ditë para mbylljes së konkursit publik për aplikim, konkurrenca është regjistruar pesë fish më e lartë sesa numri i vendeve për studim. Isak Shabani, drejtor i Shërbimit për Teknologji të Informacionit (TI) në UP, thotë se deri në mesditën e së mërkurës kanë aplikuar 16 mijë e 250 kandidatë.

Dy risitë që janë inkuadruar në konkursin publik të këtij viti, përfshirja në provim pranues të të gjitha fakulteteve, si dhe rritja e pragut të kalueshmërisë në 40 për qind të provimit pranues, sipas tij, nuk ka ndikuar që të rinjtë të hezitojnë për të kandiduar për studim në këtë Universitet.

Ai ka thënë se rezultatet e provimit pranues do të publikohen automatikisht në sistem, në secilën faqe elektronike të fakulteteve të Universitetit. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Edhe sot do të ketë kufizime në autoudhë për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të ketë kufizime të...

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...