Zbulohen karakteristikat e Galaxy Note 5, sjell 4GB RAM!

PUBLIKUAR

Më herët është thënë se fableti i famshëm i Samsung, Galaxy Note 5 do të vijë me 4GB RAM, ndërsa tani sipas një raporti është kuptuar se ky pretendim ka qenë i saktë.

Sipas Sammobile, modeli i ri i Samsung Galaxy Note 5 do të vijë me 4GB LP-DDR4 RAM, dhe kjo gjë sipas tyre është konfirmuar nga një zyrtar i kompanisë jugkoreane.

Ndër të tjera, Samsung do të vijë edhe me procesorin e saj të ri Exynos 7422, që ofron CPU, GPU, RAM dhe LTE modem në të njëjtin çip, ndërsa ekrani i fabletit është thënë se do të jetë 5.67 Super AMOLED me QHD në 2560 x 1440 piksel.

Karakteristikat tjera të Galaxy Note 5 përfshijnë edhe kamerat, përkatësisht kamerën e përparme me 8MP dhe atë të pasmen me 20MP.

Ndërsa sa i përket memories, Samsung do të ofrojë opsionet mes 32GB, 64GB dhe 128GB, si dhe opsionin e zgjeruar me 256GB.

Dizajni i Note 5 thuhet se do të jetë i ngjashëm me atë të Samsung Galaxy S6 dhe S6 Edge, që nënkupton materiale të avancuara dhe premium në pajisje.

Lansimi i Galaxy Note 5 pritej të bëhej në panairin e IFA në shtator, por për shkak të rivalit iPhone, ky debutim i fabletit pritet të ndodhë më herët sesa është planifikuar fillimisht. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...