USAID vazhdon të mbështet Komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

Drejtorët e Departamenteve dhe disa nga zyrtarët e Komunës së Lipjanit në mbështetje të USAID-it, sot kanë zhvilluar punëtorinë lidhur me Hartimin e Planit të Prokurimit, projekt ky i fituar nga Komuna e Lipjanit si rezultat i transparencës dhe i qeverisjes së mirë.
Prezent në këtë punëtori ishte edhe Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti dhe Stephen Carpenter drejtor i programit të USAID-it në Kosovë, njofton komuna e Lipjanit.
Kryetari Imri Ahmeti ka theksuar se kjo punëtori është e nevojshme, ku drejtorët dhe zyrtarët komunal do të kenë mundësinë të diskutojnë pikat kyqe rreth problemeve me të cilat ballafaqohen gjatë hartimit dhe implemtimit të Planit të Prokurimit në mënyrë që të shënohet progres edhe më i lartë në matjen e përformancës dhe transparencës komunale, njofton Komuna Lipjanit.
Nga ana tjetër drejtori i programit të USAID-it Stephen Carpenter, ka thënë se Komuna e Lipjanit është njëra ndër komunat më të suksesshme në nivel vendi, andaj për këtë ka gjetur mbështetjen në programin tonë.
Ndërsa, Avni Sahiti ekspert në fushën e prokurimit në USAID ka elaboruar në mënyrë të detajizuar Hartimin e Planit të Prokurimit, duke u bazuar në Planifikimin Buxhetor.

 

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...