Kerry: Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia, vija të zjarrit

PUBLIKUAR

Java që lamë pas shënoi një rënie të re në marrëdhëniet Amerikano-Ruse që sipas shumë analistëve aq shumë janë ftohur sa tashmë janë kthyer në periudhën e ‘luftës së ftohtë’.

Ftohjes së mëtejme i kontribuuan vetoja ruse në Këshillin e Sigurimit në rezolutën për Srebrenicën që e cilësonte si gjenocid vrasjen e 8 mijë myslimanëve boshnjakë nga forcat serbe dhe deklarata e të nominuarit për shefin e shtatmadhorisë së ushtrisë amerikane, gjeneralit Joseph Dunford i cili tërhoqi vërejtjen për kërcënimin më të madh që i vie vendit nga Rusia.

Gjenerali Dunford tha se “sjellja agresive e Rusisë dhe arsenali i saj bërthamor e bëjnë atë si vendin me kërcënimin më të madh për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.

Gjenerali amerikan i bëri këto deklarata të enjten në një seancë konfirmuese të Senatit rreth emërimit të tij në postin e shefit të Shtatmadhorisë së Ushtrisë, raporton televizioni publik.

Pothuajse gjatë gjithë seancës kurdo që shtroheshin pyetje nga senatorët rreth kërcënimeve për SHBA-të, Gjenerali Dunford përsëriste rrezikun që vjen nga Rusia, duke e karakterizuar si një nga vendet e pakta në botë, apo ndoshta i vetmi që konsiderohet si një kërcënim për SHBA-të.

Për rrezikun që paraqet Rusia jo vetëm për SHBA-të, por edhe për Ballkanin, në shkurt foli edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry po ashtu gjatë një seance në Senat kur tha se Rusia po mundohet të ndez një zjarr të ri duke i kthyer disa vende në anën e saj dhe këtë e cilësoi si një veprim të rrezikshëm.

I pyetur të ishte më specifik për vendet në vijën e zjarrit, Sekretari Kerry tha se ato ishin Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.

SHIKO MË SHUMË

Edhe sot do të ketë kufizime në autoudhë për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të ketë kufizime të...

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...