Kinezët nuk ndalen! Kopjojnë edhe iPhone 6

PUBLIKUAR

Produktet me logon e Apple jo pak herë janë marrë si shembull për krijimin e një pajisje të re.

Sidomos kompania kineze Xiaomi njihet për ngjashmërinë e smartfonëve të saj me ata të Apple por dhe Meizu nuk mbetet pas në këtë pjesë.

Smartfoni Meizu MX5 është prova më e fundit që e vërteton këtë supozim.

Dizajni dhe ndërtimi

– Përmasa: 140x75x7.6mm

– Pesha: 149 gram

– Kamera: Kryesore 20.7 megapiksel dhe frontale 5 megapiksel.

Dhe karakteristikat fizike tregojnë më së miri ngjashmërinë e këtij smartfoni me një iPhone 6 duke i shtuar këtu dhe përbërjen prej alumini. Smartfoni vjen në katër variante ngjyrash; gri, ngjyrë floriri, argjend dhe të zezë. E sikur mos të mungonte, dhe cepat anësorë të harkuar janë pothuajë të njëjtë më ata të iPhone 6.Përsa i përket kamerës së përparme ajo është e vendosur në qëndër të pjesës së sipërme të ekranit, ka një lente me 6 elementë dhe flash dual-tone. Meizu ka shtuar dhe fokusimin lazer i cili është i pranishëm në LG G4. Ndërkohë kamera frontale të lë për të dëshiruar duke qënë se ajo është 5 megapiksel.

Nëse nuk ju mjaftuan kaq detaje për të vërtetuar ngjashmërinë mes dy smartfonëve, atëherë shtojini dhe butonin në qendër të pajisur me sensorë të njohjes së shenjave të gishtave i quajtur mTouch 2.0. Ky smartfonë duhet parë me kujdës pasi në pamje të parë të jep përshtypjen e një iPhone 6. /pcworld.al

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...