Lipjan, arrestohet një i dyshuar për fajde

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, pas grumbullimit të informacioneve të mjaftueshme rreth dyshimit për përfshirje të një personi të dyshuar në veprimtari penale, ka siguruar urdhër kontrollin nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për kontrollimin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të një personi të dyshuar.

Kontrolli policor, në pronën e të dyshuarit, në një fshat të Lipjanit, është zbatuar më 14 nëntor 2018, duke filluar nga ora 06:50, njofton Policia.

Policia ka sekuestruar prova materiale relevante që lidhen me rastin, gjërat e sekuestruara janë:

–          dy vetura (Audi A6 dhe Audi A4), të cilat mendohet se janë blerë me para të fituara me veprën penale fajde;

–          29.520 (njëzet e nëntë mijë e pesëqind) euro, të cilat po ashtu dyshohet se i dyshuari i ka fituar me anë të kryerjes së veprës penale,

–          dy telefona celularë,

–          një USB-i dhe

–          një fletore me shënime (dyshohet se janë të dhënat e viktimave dhe shuma e parave që ka dhënë fajde).

I dyshuari, i përfshirë në veprën penale ‘fajde’ B. S. viti i lindjes është arrestuar dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, njofton Policia Kosovës.

Me aktvendim të lëshuar nga prokurori i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...