Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi KKSB, sot ka mbajtur takimin e rregullt me radhë nën kryesimin e Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti njëherit edhe kryetar i këtij këshilli.
Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti pohoi se gjendja e sigurisë në Komunën e Lipjanit vlerësohet e qetë dhe stabile.
Po ashtu në këtë takim, përfaqësuesi i Policisë, prezantoi raportin për gjendjen e sigurisë në territorin e Komunës së Lipjanit, shkruan Komuna e Lipjanit.
Bazuar në statistikat që u prezantuan dhe gjendjes në teren, gjendja e sigurisë në Komunën e Lipjanit u vlerësua nga të gjithë pjesëmarrësit si e qetë dhe pa ndonjë tendencë të përkeqësimit.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nazim Gashi raportoi për rastet e intervenimeve, ku theksoi se rastet kanë qenë kryesisht në fikjen e zjarreve, njofton Komuna.
Ndër të tjerash në këtë takim anëtarët e KKSB-së, si prioritet të domosdoshëm theksuan parandalimin e dukurive negative në gjithë territorin e Komunës së Lipjanit ku u kërkua një angazhim dhe bashkëpunim më i madh i qytetarëve me policinë.



