Gruevski ende nuk është paraqitur në burg, Gjykata bën përpjekje të reja për t’ia dorëzuar vendimit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski ende nuk është paraqitur në burgun “Shkupi” në Shutkë për vuajtjen e dënimit me dy vjet burg për lëndën “Tanku”, konfirmoi për MIA-n, drejtori Gjoko Kotevski.

Ai thotë se nga burgu sot në mëngjes e kanë njoftuar Gjykatën Penale që Gruevski nuk është paraqitur vullnetarisht në afatin e paraparë ligjor.

Nga Gjykata Penale, megjithatë, thonë se sot po bëhet përpjekje e re t’i dorëzohet vendimi Gruevskit dhe se i mbetet gjykatësit për zbatimin e sanksioneve të vendos për hapat e mëtejshëm.

Pasi Gruevski ta marrë vendimin, duhet menjëherë të paraqitet në burg për vuajtjen e dënimit për “Mercedesin” e blinduar.

Nëse Gjykata konfirmon se Gruevski shmang pranimin e vendimit, do t’i qasemi ose zbatimit të tij ose  shpalljes së urdhër-arrestit.

Këshilli Penalë i Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 i refuzoi të premten ankesat e Gruevskit dhe avokatëve të tij dhe e konfirmoi vendimin e gjykatësit për zbatimin e sanksioneve me të cilin ish-kryeministri duhet të paraqitet në burg për vuajtjen e dënimit me dy vjet burg për lëndën “Tanku”.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të premten nuk ia mori mandatin e deputetit Gruevskit sepse nuk ka shumicë prej dy të tretave./MIA/

 

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...