Kryetari Komunës, Imri Ahmeti gjatë ditës së sotme ka qëndruar në një vendbanim të largët të Komunës së Lipjanit atë të fshatit Brus, nga afër ka përcjellur punimet që janë duke u bërë në ndërtimin e shkollës fillore SHFMU “Shtjefan Gjeqovi”- Janjevë, paralelja e ndarë në Brus.
Kryetari Ahmeti tha se përveç ndërtimit të këtij objekti shkollor, do të mbeten obligim i yni që bashkarisht ti plotësojmë të gjitha kushtet e nevojshme për një kualitet me të mirë në mësim nxënie për gjeneratat që do të vijnë edhe në ketë treve të Komunës së Lipjanit.

Nga ana tjetër banoret dhe nxënësit e Brusit janë shprehur të lumtur për ndërtimin e shkollës se re duke thënë se kjo ka qenë kërkesa tyre dhe tashmë po realizohet, duke falënderuar kështu edhe komunën konkretisht Kryetarin Ahmeti për përkushtimin e tij në realizimin e projekteve qe janë mese te nevojshme për ta, shkruan Komuna e Lipjanit.
Ky projekt investohet nga Komuna e Lipjanit.




