Ja çfarë pritet të ndodhë me shqiptarët në Gjermani

PUBLIKUAR

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, bëri të ditur në Tiranë se emigrantët nga Shqipëria nuk kanë shans për të marrë azil në Gjermani.

Ajo tha se kuotat e pranimit të kërkesave për azil janë ulur në mënyrë të ndjeshme.

Merkel dhe Edi Rama lanë të kuptohet të dy se janë dakord që Shqipëria të përfshihet në listën e vendeve të sigurta të origjinës.

Kjo do bënte që shqiptarët të deportohen më shpejt nga Gjermania.

Por Merkel dukej se e kishte një shqetësim.

Ajo tha se klasifikimi i Shqipërisë si vend i sigurt i origjinës pengohet nga disa lande në vendin e saj, të cilat qeverisen nga Socialdemokratët dhe të Blertët.

Në këto kushte, Merkel tha se qeveria ka vendosur të veprojë ndryshe, duke e shkurtuar në mënyrë drastike kohën e përpunimit të një kërkese për azil.

Kjo vlen edhe për Kosovën, raporton Reuters.

Rama tha se gjatë javëve të shkuara ka biseduar edhe me kolegun nga Kosova për këtë çështje.

Megjithatë ai kërkoi ndihmë ekonomike për Shqipërinë, për të zgjidhur këtë problem. /mapo.al/

SHIKO MË SHUMË

Edhe sot do të ketë kufizime në autoudhë për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të ketë kufizime të...

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...