Për të dytën herë radhazi dështon gjykimi për vjedhje të çantës së krahut

PUBLIKUAR

Në mungesë të dëmtuarës Teuta Musolli dhe dëshmitarit Alban Gashi, është shtyrë sërish seanca gjyqësore e paraparë të mbahet të hënën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, ndaj të akuzuarit për vjedhje të rëndë, G.B

Gjyqtari i çështjes, Selman Salihi deklaroi se e dëmtuara Musolli dhe dëshmitari Gashi janë ftuar në mënyrë të rregullt për seancën në fjalë, mirëpo sipas fletë dorëzimeve është konstatuar se të dy gjenden jashtë vendit, përkatësisht në Gjermani.

Ndërsa, në gjykatë prezent ishin prokurorja Fatmire Cacaj dhe i akuzuari Bleta, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Seanca e radhës për këtë rast u caktua të mbahet më 27 dhjetor 2018, në ora 13:00.

Sipas aktakuzës, G.B akuzohet se me qëllim të përvetësimit të sendeve të huaja të luajtshme, dhe që vetit t’i sjell përfitime pasurore të kundërligjshme, me 30 prill 2009, rreth orës 22:40, në rrugën “Gjergj Fishta” në Lipjan, e kishte sulmuar të dëmtuarën Teuta Musolli.

Në  aktakuzë thuhet se, derisa e dëmtuara ishte duke u ngjitur shkallëve për në banesën e saj, i pandehuri e kishte përcjellë, ku më pas me një veprim të rrezikshëm dhe të vrazhdë nga mbrapa e kishte e kapur për fyti, ku ia kishte marrë çantën e krahut dhe kishte ikur shkallëve poshtë, me ç‘rast të dëmtuarës i kishte shkaktuar dëm të konsiderueshëm material.

Sipas prokurorisë, Bleta me këto veprime ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 253, paragrafi 1 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës./Betimipërdrejtësi

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...