Shërbimi Korrektues jep detaje rreth arratisjes të dy të burgosurve nga burgu i Lipjanit

PUBLIKUAR

Dy zyrtarë të Shërbimit Korrektues në Lipjan janë suspenduar pas ikjes së dy të burgosurve të mitur nga ky institucion.

Sipas një njoftimi të Shërbimit Korrektues të Kosovës, ikja e dy të burgosurve ka ndodhur sot në mëngjes, gjatë kohës së shëtitjes.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin se sot në ora 09.05 minuta nga Qendra Korrektuese në Lipjan janë arratisur 2 të mitur. Të miturit e arratisur ishin në vuajtje të masës edukuese-korrektuese. Të miturit janë arratisur gjatë kohës së shëtitjes. Me këtë rast janë suspenduar 2 Zyrtarë Korrektues”, thuhet në komunikatë.

Tutje, Shërbimi Korrektues thotë se për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës si dhe ndaj dy të miturve është lëshuar letër – rreshtim.

KALLXO.com raportoi sot për arratisjen e dy të burgosurve të mitur.

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...