Në këtë rast me një intensitet lartë po punohet në rregullimin e dy parqeve atë në rrugën “Avdi Kelmendi” (Parku-Lapidarit nga Lufta e dytë botërore), dhe rregullimi i hapësirës publike (parkut) në rrugën “Haredin Bajrami” tek rrethrrotullimi për Magurë, shkruan Komuna e Lipjanit.
Me realizimin e këtij projekti qyteti Lipjanit përveç që do të merr një pamje më të bukur do të ketë edhe një vend ku qytetarët mund ta kalojnë kohën e lirë.





